“Donte të më përdhunonte”- Lihet në burg i riu që vrau 51-vjeçarin

27 Shtator 2025 | 12:20

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Teilor Tivarin, autorin e dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit Valbon Beqiri. Seanca gjyqësore zgjati 40 minuta dhe u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Ngjarja ndodhi paraditen e së mërkurës, rreth orës 10:00, kur Beqiri u godit mbi 20 herë me thikë brenda banesës së tij në Durrës. Krimi u zbulua pasdite, kur i ndjeri nuk shkoi të merrte djalin nga shkolla dhe një i afërm hyri në apartament, ku e gjeti trupin e pajetë të viktimës nën tavolinën e kuzhinës, ndërsa i gjithë ambienti ishte mbuluar me gjak.

Autoritetet dyshojnë se Teilor Tivari kishte hyrë në banesë për të blerë lëndë narkotike, por pas një konflikti e goditi disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Beqirit.

Sipas hetimeve të policisë, përleshja filloi te dera e banesës dhe u zhvendos brenda, duke përfunduar tragjikisht brenda 25 minutash.

Tivari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, sipas nenëve 76 dhe 279 të Kodit Penal.

Ndërkohë 24-vjeçari në dëshminë e tij ka deklaruar se e qëlloi viktimën pasi ky i fundit tentoi ta përdhunonte.

“Me 51-vjeçarin njiheshim, ishim miq. Më thirri në banesën e tij dhe shkova për të pirë një gotë birrë. Pas bisedës 51-vjeçari tentoi të në përdhunonte. Tentova të mbrohesha, ai ishte më i fuqishëm se unë, i shpëtova, mora thikën e bukës dhe e qëllova.

U përleshëm me njëri-tjetrin sepse nuk më lejonte të largohesha. Jam larguar i tronditur nga vendi i ngjarjes, nuk e mendoja se ai do të vdiste”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke vijuar rutinën e tyre teksa protesta ka hyrë në ditën e saj të 57-të....
21:52 | 26/07/2026

Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor

Gazetari, Ermal Peçi i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama...
21:36 | 26/07/2026

“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit

Pedagogia, Mirela Karabina e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit...
21:14 | 26/07/2026