Dorëheqja e Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit (Afatet)
Pas dorëheqjes së Ilir Prodës dhe emërimit të përkohshëm të Sokol Bizhgës, Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur garën për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shpallja bëhet në bazë të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm.
Sipas ministrisë, kandidatët duhet të jenë pjesë e rolit të mesëm drejtues.
Aplikimi bëhet me një kërkesë me shkrim drejtuar Ministrit të Brendshëm, e cila duhet të shoqërohet me dokumente të ndryshme që përfshijnë jetëshkrimin e përditësuar, platformën personale me objektivat dhe qëllimet që kandidati propozon të ndjekë, vetëdeklarime për integritetin dhe për mosqenien në konflikt interesi, dëshmi gjyqësore dhe vërtetime të eksperiencës dhe rezultateve profesionale, si dhe dokumente shëndetësore që dëshmojnë aftësinë për kryerjen e detyrës. Kandidatët mund të bashkëngjisin edhe dëshmi të aftësive gjuhësore dhe titujve akademikë nëse disponohen.
Ministria e bën të ditur se kandidatët kanë një afat prej shtatë ditësh nga shpallja e thirrjes për të dorëzuar dokumentacionin e plotë. Pas këtij afati, emrat e kandidatëve do të publikohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Një komision i posaçëm do të kryejë vlerësimin paraprak për të verifikuar përmbushjen e kushteve ligjore, dhe do të njoftojë kandidatët e përjashtuar me arsyet përkatëse.
Pas vlerësimit, komisioni organizon seanca dëgjimore me kandidatët dhe përgatit renditjen finale për Ministrin e Brendshëm.
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro