Dorëheqja e Zaev, paqartësi në skenën politike në RMV
Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje mbrëmë pas rezultateve dëshpëruese të partisë së tij LSDM, në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut. Zaev njoftoi tërheqjen jo vetëm nga posti i kryeministrit, por edhe nga kreu i kësaj partie.
“E marr përgjegjësinë mbi vete për këtë zhvillim të ngjarjeve politike, marrë parasysh rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së”, tha ai.
Megjithatë dorëheqja e Zaevit deri në këtë moment është vetëm e paralajmëruar, por nuk është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, siç e kërkon procedura.
Në momentin e zyrtarizmit, dorëheqja e Zaevit do të thotë edhe dorëheqje e gjithë Qeverisë, duke u referuar te Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.
“Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengimi i përhershëm i tij në kryerjen e detyrës, sjellë dorëheqjen e Qeverisë”, shkruan në Kushtetutë.
Në raste të tilla, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, deputetët vetëm konstatojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe si rrjedhojë Qeverisë.
Më pas kryetari i Kuvendit njofton Presidentin e shtetit për dorëheqjen e Qeverisë. Presidenti brenda 10 ditësh duhet të caktojë mandatar të ri për formimin e Qeverisë, të propozuar nga partia ose partitë që kanë shumicë në Kuvend.
Mandatari i ri do të ketë 20 ditë për të dorëzuar në Kuvend propozimin për Qeverinë e re.
Është e paqartë nëse LSDM do të arrijnë të ruajnë shumicën e brishtë prej 62 deputetësh në Kuvendin e RMV-së.
Kryeministri Zaev gjatë gjithë paradites ka zhvilluar takime me partitë më të vogla të koalicionit qeveritar për të diskutuar hapat e mëtejshëm politikë.
Zoran Zaev detyrën si kryeministër e mori në vitin 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2016.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë