Dorëhiqet ministri: Zgjedhja e Bashës si kryeparlamentar nuk përputhet me idealet

27 Gusht 2025 | 11:52

Liburn Aliu njoftoi të mërkurën dorëheqjen nga posti i ministrit në detyrë në Qeverinë e Kosovës, pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë.

Aliu shpjegoi se dorëheqja e tij lidhet drejtpërdrejt me këtë ngjarje, duke theksuar se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk përputhet me idealet për Republikën që ai ka mbrojtur gjatë angazhimit të tij politik.

Në postim Aliu shkruan:

“Të dashur qytetarë, dua t’ju njoftoj që sapo i dorëzova Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas votimit për kryetar, e informova Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Konsideroj se zgjedhja e djeshme e kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë ku miratohen ligjet dhe jepet llogari qeveria, nuk është në frymën dhe lartësinë e idealit për Republikën, që mbetet arsyeja kryesore e angazhimit tim”, shkroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026