“Dosja” Beleri, Dendias: Çështja do ngrihet në Këshillin e Ministrave të BE-së
Ministri i Jashtëm, grek, Nikos Dendias përsëriti thirrjen drejtuar autoriteteve shqiptare që të lenë të lirë kandidatin fitues të zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.
Diplomati grek u shpreh se nuk e kupton se përse Beleri ndodhet ende në paraburgim, teksa kërcënoi se kjo situatë mund të ndikojë seriozisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Nuk po ushtojmë presion dhe as po bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim”, theksoi Dendias.
Më tej, ministri Nikos Dendias deklaroi se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës.
“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, përfundoi Dendias.
Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve dhe aktualisht dosja e tij i ka kaluar tashmë SPAK.
Euronews Albania, ka siguruar dosjen e plotë që çoi pas prangave Fredi Belerin, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë
Siç thuhet në dosje, përgjimet e telefonatave kanë nxjerrë zbuluar Belerin dhe planin e tij për blerjen e votave të zgjedhjeve lokale.
Mësohet se ka qenë një person i cili i ka siguruar një listë emrash të personave që do votonin pro Belerit ndërsa ky i fundit i ka premtuar që secilit se do i japë nga 5.000 lekë. Po ashtu Beleri i ka premtuar shtetasit A.R (Që siguroi listën e emrave të votuesve) që do i japë shumën e parave prej 300 eurosh.
– Në dosje thuhet gjithashtu se paratë nuk u dhanë nga Beleri por nga një person i tretë, i cili takoi shtetasin A.R, në një lokal në Potam të Himarës.
Po ashtu në dosje shkruhet se dhe shkëmbimi i lekëve u dha në tualetin e këtij lokali.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve