Dosja e Ahmet Zogut në komunizëm, studiuesi zbërthen detajet
Studiuesi Erald Kapri thotë se ligji i dosjeve i miratuar në Kuvend nuk ka të bëjë me hapje të dosjeve pasi ato janë të hapura, por e bën të pazbatueshme këtë gjë.
Në emisionin Now në Euronews Albania, Kapri u shpreh se fakti që ndalohet publikimi i dosjeve nuk e ndihmon aspak çështjen.
Si biograf i Ahmet Zogut ai tregoi se prej 3 vjetësh ka bërë kërkesën të marrë dosjet e tij, por deri më tani ka marrë vetëm 20 për qind. Kjo, pasi sipas studiuesve Shqipëria nuk ka kapacitet dhe as arkiv.
“Unë jam biografi i Ahmet Zogut, kam marrë të drejtën nga familjarët të marrë dosjen e tij. Ka 3 vjet që kam bërë kërkesën dhe kam marrë më pak se 20 për qind, ndërkohë që ai është personi më i ndjekur. Gjatë kohës së studimit kam marrë të plotë dosje nga CIA, nga arkivi në Beograd. S’ka kapacitet, nuk ka as arkiv. Bërja e këtyre ndryshimeve është për kakofoni politike”, tha Kapri.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 07:58 E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, shkëputet guri nga mali dhe bie mbi makinë, humb jetën 42-vjeçari
- 07:53 Përfshihet nga flakët një mjet në aksin Vlorë-Radhimë, shkrumbohet nga zjarri (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë