Dosja e AKSHI-t, Berisha: Të dhënat e sigurisë kombëtare dhe NATO-s përfunduan te bandat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti konferencën e radhës për shtyp këtë të hënë, ku ndër të tjera komentoi hetimin e SPAK-ut për AKSHI-n.
Berisha deklaroi për mediat se në dosjen e AKSHI-t janë përfshirë vjedhje masive dhe manipulime, duke përfshirë edhe të dhënat e sigurisë kombëtare dhe ato që lidhen me NATO-n, të cilat kanë përfunduar në duar të paautorizuara, duke rrezikuar sigurinë e vendit.
“Në dosjen e AKSHI-t janë veprat më të shëmtuara në historinë e kombit: vjedhja e plotë dhe totale e të gjitha të dhënave të sigurisë kombëtare dhe atyre që vijnë nga Aleanca e Atlantikut të Veriut në Shqipëri. Kalimi i këtyre të dhënave në duart e bandave dhe armiqve të betuar të kombit shqiptar dhe NATO-s është i papranueshëm. Dosja e AKSHI-t nuk është vetëm për vjedhjet e qindra milionë eurove, por edhe për tre pengmarrje: Gerond Meçe më 12 gusht, Daniel Shima një javë më vonë dhe një tjetër biznesmen i ri, i marrë peng për shkak të lojërave të fatit,” tha Berisha.
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 21:11 Masat e sigurisë për sezonin turistik, ministri Lamallari dhe Hita inspektime në Shëngjin
- 21:06 “Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për incidentin në Kuvend: Jam mësuar të luftoj kur të drejtat mohohen
- 20:52 Agravon konflikti mes dy familjeve në Pukë, plagosen 2 persona. Detajet e para
- 20:45 BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale
- 20:41 “Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?
- 20:17 Zbardhen 5 propozimet e Celibashit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor