Dosja Tropoja, avokati zbërthen ligjin: Ja pse s’do ketë dënim penal, vetëm moral

29 Prill 2023 | 22:17

Avokati Gent Rumano, foli në lidhje me ngjarjen e familjes Haklaj, që është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, ku ditën e djeshmje Aishe Haklaj dëshmoi për 12 orë në SPAK.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai theksoi se Prokuroria kërkon që të zbardh ngjarjen në mënyrë që t’i tregohet opinionit publik se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Më tej ai nënvizoi se nëse do të zbardhet ngjarja nuk do të ketë të dënuar penalisht por vetëm moralisht.

“Fillimisht me paraqitjen e kallëzimit në vitin 2022, institucioni  (SPAK) ka detyrimin që brenda 15 ditësh duhet të bëjë verifikimin e kallëzimit të paraqitur. Ne jemi në fazën që afati  për të shqyrtuar kallëzimin e paraqitur është 15 ditë. Nëse brenda këtij afati, nga ana e prokurorisë nuk konstatohet që ka elementë të veprës penale, prokuroria bën mosfillimin e procedimit penal . Duke qenë se brenda këtij afati nuk është bërë ky veprim, prezumojmë faktin se precedimi penal është regjistruar.

Neni 66 thotë; nuk mund të bëhet ndjekje penale, kur nga kryerja e veprës, deri në çastin e marrjes së personit si të pandehur kanë kaluar 20 vjet. Këtu hyn në lojë ligji favorizues, që do të thotë, ndiqet penalisht me veprën penale që është kryer në atë kohë, por normalisht dënohesh me atë që është në fuqi në këtë kohë, ajo që ka dënimin më të përshtatshëm. Ajo vepër penale që mund të hetojë sot prokuroria është neni 74, krime kundër njerëzimit. Jemi para vrasjeve që kanë motive  të tjera dhe nuk ka të bëjë me krime kundër njerëzimit. Një fakt tjetër është që Prokuroria do të zbardh ngjarje që undojnë opinionin publik për një çerek shekulli. Në rast se do të zbardhjet ngjarja dhe t’i tregohet opinionit se çfarë ka ndodhur, nuk do të ketë persona të dënuar penalisht por vetëm moralisht”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026