English

Historia e 33-vjeçarit në karrocë që punon ndihmës IT e luan basketboll

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej 23 vitesh, jeta e tij është e lidhur me karrigen me rrota, por kjo s’e ka penguar Dovlet Xhangollin të merret me gjërat që ai ka dashur.

- Advertisement -

Basketbolli është një prej tyre, që prej vitesh e ndjek si sportin e tij të preferuar.

“Kam rreth 5 vite që luaj basketboll është gjëja ime më e preferuar. Përpos zbavitjes si trupit dhe mendjes na ndihmon që ne të bëhemi më social me të tjerët”, tha Dovleti.

Dita e tij është e ngjeshur me punë dhe aktivitete të ndryshme. Për të nuk ka qenë e lehtë të ecë përpara, por me mbështetjen e familjes dhe me shumë vullnet ia ka dalë mbanë.

Me një histori jo të lehtë, Dovleti tregon që gjithçka ndryshoi për të në moshën 11-vjeçare.

“Po luaj me shokët e mi, disa moshatarë të mi, disa ishin më të rritur. Ishim në mal në ato momente dhe si mënyrë zbavitje ne kishim rrëzimin e shkëmbinjve apo gurëve. Edhe në një moment i vumë synimin një shkëmbi të madh. Duke folur me shokët ta rrëzojmë atë, ta shtyjmë poshtë. Ishim në një humnerë diku te 300 metra lartësi. Dhe së bashku filluam të rrëzonim këtë shkëmb. Duke u futur me radhë gjithsecili nga ne. Në një moment vjen radha ime, sapo hyj poshtë tij, shkëmbi lëviz nga vendi dhe më zë dhe mua poshtë tij. Aty nuk kam ndjerë asgjë, një errësire totale dhe kaq.

Jeta në fshat në karrigen me rrota nuk ka qenë aspak e lehtë, ku ai tregon që shumë herë është detyruar të ecë këmba dorës.

“Për shkak të gjendjes sime ende nuk kisha një ekuilibër të qëndroja mbi kuaj edhe isha i detyruar të zvarritesha, sepse një karrige me rrota nuk e përdorja dot për shkak të terrenit, që nuk ishte i përshtatshëm”, tregon ai.

Shkolla e ngelur për gjysmë ka qenë pengu më i madh për Dovletin, po me shumë vendosmëri nisi kursin për elektroteknikë.

“Gjëja që mua më lëndonte dhe më dhimbte më tepër ishte shkolla. Që pas momentit të aksidentit që ndodhi fatkeqësisht 3 ditë para që unë të filloja shkollën. Kjo gjë më lëndonte tej mase. Pata gjetur një vend ku zhvilloheshin kurse profesionale, ku kisha pak akses dhe të hyja brenda pak në atë shkollë. Edhe vendosa të vazhdoja kursin profesional për elektroteknikë”, tha ai.

Sot ai na njeh më tepër me punën e tij si operator-ndihmës IT dhe thotë se e ka gjetur veten shumë mirë në kompaninë ku punon.

“Kjo është zyra ku unë punoj aktualisht. Ku u bënë rreth 7 muaj që punoj në këtë zyrë. Kushtet i kam shumë të mira të përshtatshme për kushtet e mia fizike.  Marrëdhëniet me stafin i kam shumë të mira. Po ashtu dhe me pronarët. Kemi një marrëdhënie shokë. Aktualisht  funksioni që kryej këtu është operator, ku ja si ndihmës IT. Është dhe një punë shumë e lehtë dhe shumë e mirë. Të paktën gjëja kryesore që unë kam nevojë janë kushtet, ato m’i kanë plotësuar maksimalisht”, tha ai.

Për të punësimi nuk ka qenë i lehtë, pasi tregon se institucionet shtetërore nuk arritën t’i siguronin një vend pune.

“U bënë dy vite që isha i papunë. Po bëja një punë në terren që ishe tepër e lodhshme nga ana fizike për mua, ku shteti që ishte ai garanci që duhej ta bënte këtë gjë nuk arriti të ma siguronte një gjë të tillë”, tha

Karroca është mjeti i tij i pandashëm, ndërsa rrugët e gjata që duhet të lëvizë i bën me motorin elektrik.

Në kohën e lirë, Dovleti riparon karroca për personat me aftësi të kufizuara.

“Kur kam kohë të lirë merrem me riparimin e karrigeve elektrike për personat me aftësi ndryshe. Dhe një prej tyre e kemi sot këtu e cila ka një defekt që ne do e zbulojmë se çfarë ka. Me elektriken jam marrë që në rininë time, sepse dhe kohën e kisha të mjaftueshëm për të bërë gjëra që mund t’i bëja me duar”, tha

Vitet e kanë mësuar që të pamundurën të bëjë të mundur, dhe ky është dhe mesazhi që ai jep sot.

“Problemi që kemi është thjesht fizik, por mendja jonë mund të bëjë shumë, shumë gjëra”, thotë Dovleti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×