Draft për territorialen, Berisha fton grupin tjetër në PD që të shkrijnë propozimet

5 Tetor 2022 | 17:04

Reforma Territoriale u bë shkak që Sali Berisha të niste një ftesë për bashkëpunim drejtuar grupit tjetër të deputetëve në Partinë Demokratike që mbështesin Enkeljd Alibeaj.

Duke e cilësuar draftin e dorëzuar këtë të mërkurë nga Dhurata Çupi dhe Enkelejd Alibeaj si një propozim të pavarur, Berisha tha se në diskutime duhen përfshirë edhe partitë aleate.

“Sot dëgjoj që grup deputetësh të kësaj partie në mënyrë të pavarur kanë dorëzuar një draft me 94 bashki. Unë mendoj se ky draft i dorëzuar dhe ky që është më i thelluar në çdo aspekt le të uli bashkërisht dhe të  arrihet në një draft të PD-së. Mendoj se duhet të diskutohet dhe me partitë e tjera aleate në Kuvend.

Ftesën për bashkimin e propozimeve të dy pjesëve të Partisë Demokratike për hartën territoriale, Berisha e bëri në mbledhjen e grupit parlamentar.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026