“Dramë në Arsimin e Lartë”, Dibra: E kotë të fshihemi, duhet të themi të vërtetën
Pedagogia Klodeta Dibra, ishte këtë të diel e ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth zbrazjes së universiteteve. Rreth 40% e kuotave në universitetet publike janë bosh, ndërsa numri i studentëve është ulur vazhdimisht.
Pedagogia Dibra tha se situata e krijuar në arsimin e lartë është një situatë shkak pasojë, ndërsa theksoi se më e dhimbshme se kuotat bosh, është se ata që janë larguar kanë qenë maturantë më të mirë, gjë që ka shkaktuar rënie të cilësisë së studentëve.
“Arsimi është një shkak-pasojë. Kjo është një bjerrje e cila ka filluar para shumë kohësh. Tani mesatarja më e lartë është 8.2. Kjo tkurrje ndihet më shumë në universitetin e Tiranës. Në fillim këtij universiteti iu hoqën disa fakultete, u tkurr.
Duke mos thënë të vërtetën ne kemi arritur sot këtu. nuk e di se sa mund ta kapim këtë situatë në dorë e ta ndryshojmë. Ndryshimi nuk mund të ndodh sot për nesër, se si ndodhi kjo në 15-20 vite të fundit ne kemi gatuar këtë çorbën që po hamë sot. Ajo që mua më shqetëson sot, është cilësia, se kur ne na ikin maturantët, në ikin maturantët më të mirë”,-tha Dibra.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret