“Arsimi i Lartë në alarm”, Mehmeti: Në 36 vite s’kemi qënë kurrë më keq se kaq
Arsimi i Lartë në Shqipëri gjithnjë e më shumë po përballet me një tkurrje të numrit të studentëve, ndërsa shumë degë rrezikojnë mbylljen.
Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se situata nuk ka qenë asnjëherë më keq se kaq.
Ai tha se largimi i të rinjve ka qenë masiv dhe nga ata që janë larguar për studime 10 apo 11 veta të larguar në 2016, nuk ka asnjë shifër nëse dikush është kthyer.
“Ne kemi diskutuar disa herë, ne jemi 10 mijë më pak se në 2016, në 2016-2017-2018 filloi trendi më negativ ku 10-11 mijë veta donin të iknin jashtë shtetit. Si klasa i bie 300 klasa me 30 veta. Ne na kanë humbur 500 shkolla me diku 400-500 nxënës.
Njerëzit e kanë humbur besimin për disa arsye, cilësia e arsimit, cilësia e jetës, nuk kishte më shpresë. Kjo u bë si modë se ne nga 2016 nuk na jep njeri shifra a u kthye njeri nga këta? Se ata e kanë mbaruar ciklin e studimeve. Ne kemi një rënie drastike të të rinjve. Në 36 vjet arsimi nuk besoj se ka parë ditë më të keqe”,-tha Mehmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret