Drastike rënia e studentëve për shkencat ekzakte, thotë zv. dekania
Eglantina Kalluçi, zv. dekane e fakultetit të Shkencave të Natyrës tha se rënia e studentëve për shkencat ekzakte ka qenë drastike.
“Preferenca diktohet nga tregu i punës. Dukshëm kjo tregon që degët si, fizikë, kimi, matematikë apo edhe biologji nuk kanë ose nuk gjejnë një treg pune. Janë dhe disiplina të vështira dhe rrjedhimisht kjo çon në rënien e interesit të studentëve,” – u shpreh ajo.
Sipas zv. dekanes kohëzgjatja për përfundimin dhe marrjen e diplomës e bën shumë më të vështirë që studentët të afrohen te këto degë.
Kalluçi pohoi se edhe nga ata pak që hyjnë gjysmat nuk e kryejnë dot sepse nuk marrin dot provimet dhe e lënë plotësisht. Heqja dorë e një studenti nga viti akademik dhe përfundimi i degës duhet kthyer në prioritet kombëtar.
Kur merr parasysh sa pak studentë futen dhe sa shumë e braktisin, mund të vijë një moment që tregu i punës të vuajë për punonjës në degë të caktuara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:15 73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet