“Drejtimi im do jetë vetvetja”, Gokaj: Ja çfarë vlerësoj te Dumani dhe Kraja
Prokurori Elvin Gokaj që ka shpalosë platformën e tij për drejtues të SPAK. Në fjalën e tij para trupës së KLP, Gokaj tha se bashkëpunimi i ngushtë do të jetë në fokus të punës së tij nëse zgjidhet në krye të SPAK me fokusin në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe shtimin e kapaciteteve në strukturë.
I pyetur lidhur me punën e drejtuesve pararendës së strukturës së Posaçme, Arben Kraja dhe Altin Dumani dhe çfarë do të veçonte nga puna e tyre në pozicionin e tij si drejtues potencial i SPAK, Gokaj tha se drejtimi tij do të jetë i ndryshëm nga ai i paraardhësve, të cilët i vlerësoi për faktin se nuk kanë ndërhyrë kurrë në ndonjë çështje.
“Drejtimi im do jetë vetvetja, puna në grup është praktika që do ndjek. Një nga karakteristikat që unë vlerësoj është se s’kanë ndërhyrë kurrë në asnjë çështje, asnjë ndikim nga drejtuesit për çështje konkrete dhe kjo do jetë edhe linja me që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.
I pyetur lidhur me pikat e forta dhe të dobëta që i gjen vetes në 26 vjet karrierë në drejtësi Gokaj u përgjigj:
“Po filloj nga pika ime e fortë, puna, integriteti dhe mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë. Pika e dobët janë programet kompjuterike, që kanë avancuar kohët e fundit, por që me ndihmën e ekspertëve brenda strukturës do t’i kaloj”.
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS