Drejtoresha e spitalit të Koçanit jep detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve

16 Mars 2025 | 12:26

Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, ka dhënë detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve nga zjarri në diskotekë. Në një konferencë për media, Serafimova bëri të ditur se disa nga viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani. Ajo tha se në spitalin që ajo drejton janë dërguar 70 persona mes të cilëve disa kanë mbërritur të vdekur.

Mjekja ka treguar se pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti, por disa nga viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin edhe të sjellë dhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.

Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur. Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç, tha drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026