Drejtori i Agjencisë së Bregdetit: Do kemi monitorim të rreptë të vijës bregujore
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Ledion Lako, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Lako tha se Agjencia e Bregdetit nuk do të lëshojë asnjë leje për stacion plazhi në rastet që nuk do të përmbushet kriteri i vrojtuesve të plazhit.
Gjithashtu ai shtoi se kontrollet në terren për plotësimin e kritereve të stacioneve të plazhit kryhen nga inspektoriatet por dhe task forcat rajonale nën drejtimin e prefektit.
Sakaq ai shtoi se vija bregdetare dhe mjetet lundruese do të jenë nën monitorimin e policisë kufitare, për të pasur një sezon turistik pa problematika.
“Duhet të theksojmë se çdo konratë që lidh Agjencia e Bregdetit, gjithashtu edhe bashkitë pasi është një kontratë trepalëshe. Ne nuk e lidhim kontratën nëse nuk sjellin marrëveshje të noterizuar me vrojtuesit e plazheve. Agjencitë rajonale ndodhemn në terren dhe kontrollojnë praninë vrojtuesve të plazheve dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve.
Kemi inspektoriatet, por kemi dhe agjencitë rajonale me task forcat rajonale që po drejtohen nga prefektët të cilat vijojnë kontrollet për të përmbushur kriteret. Për sa i përket vijës bregujore do të kemi policinë kufitare e cila do të kryejë një monitorim të rreptë të vijës breg-ujore dhe asnjë nga subjektet që nuk është i certifikuar dhe nuk ka mjete të certifikuara do kenë penalizime dhe nuk do lehohen të hyjnë në det”, tha Lako.
LEXO GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë