Drejtori i Përgjithshëm i Policisë takon të ngarkuarin me punë të SHBA-së
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në këtë ambasadë.
Vizita, për t’i çuar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin solid të deritanishëm, ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, dhe Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit.
Drejtori i Përgjithshëm falënderoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës, për vizitën, si dhe për mbështetjen dhe besimin.
Gjithashtu, i siguroi ata se Policia e Shtetit është partnere e besueshme e SHBA-së, si dhe se është maksimalisht e angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Më tej, z. Wisner falënderoi Policinë e Shtetit, për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, si dhe për përpjekjen për një Shqipëri më të sigurtë.
Wisner dhe përfaqësuesit e tjerë çmuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, dhe Policisë së Shtetit, si dhe shprehën gatishmëri për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein