Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në RMV, Besim Zeqiri tregon si po vijon procesi i vaksinimit atje
Besim Zeqiri, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, tha se procesi i vaksinimit atje po ecën shumë mirë dhe efektet nuk janë aspak negative.
Siç tregoi dhe Zeqiri, personi që aplikon vaksinën ka vetëm pak dhimbje në vendin ku injektohet doza dhe me raste mund të ketë qytetarë që kalojnë dhe ethe të lehta pas vaksinimit.
“Në linjë të parë do të jenë mjekët dhe personeli shëndetësor që janë duke kuruar të sëmurët nga sëmundja COVID-19, pastaj edhe mjekët e rretheve të tjera, kurse pas tyre do të vijnë grupmoshat mbi 70 vjeç dhe të sëmurët me sëmundje kronike,” – u shpreh drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në RMV.
Besim Zeqiri tha se janë mjekët e familjes ata që telefonojnë grupmoshat e rrezikuara për t’i pyetur nëse duan apo jo ta bëjnë vaksinën dhe më pas zgjedhja ngelet në dorën e pacientit.
Ndërkohë që sqaroi gjithashtu se nuk mund të përgjigjej ende nëse qytetarëve në Maqedoninë e Veriut do iu ofrohej mundësia të zgjidhnin midis vaksinave.
Lexoni gjithashtu:
Maqedonia e Veriut pret sot dërgesën e dytë të vaksinave anti-COVID nga Serbia
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë
- 17:49 Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar
- 17:47 Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës së Futbollit ndryshon protokollin VAR, mund ndërhyjë për të ndryshuar një karton