Drogë brenda makinës, arrestohen 2 të rinj në Lezhë
Policia e Lezhës ka arrestuar 2 të rinj gjatë operacionit “Ndërthurja”, pasi lëviznin me një makinë në të cilën kishte lëndë narkotike.
Në prangat e policisë kanë rënë O. K., 25 vjeç dhe J. D., 27 vjeç, të dy banues në Mirditë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin lëviznin të rinjtë, Policia sekuestroi një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve O. K. dhe J. D., u gjetën faqe online aktive, që shërbenin për vënien e kundërligjshme të basteve sportive.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin