Drogë në makinë dhe parukeri, arrestohen çifti i bashkëshortëve dhe një 36-vjeçar
Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne nga Policia e Korçës.
Në njoftimin e saj policia thotë se ka arrestuar burrë dhe grua, Zini dhe J. Çiço, si dhe 36-vjeçarin Olger Shullëri.
Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, pasi 55-vjeçari Zini Çiço ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga 36-vjeçari Olger Shullëri kur gjatë kontrollit në automjet dhe gjatë kontrollit fizik ndaj tyre, efektivët kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash.
Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Çiço, bashkëshortja e 55-vjeçarit Zini Çiço, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Policia thotë se 36-vjeçari Olger Shullëri, banues në Korçë, ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale të operacionit antidrogë “Next” i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Policia e Korçës si rezultat i hetimeve të bazuara në informacionet policore, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Next”.
Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
- Ç., 55 vjeç dhe J. Ç., 43 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë;
- Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 4, Korçë, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin O. Sh. dhe pasagjer shtetasi Z. Ç., dhe gjatë kontrrollit fizik ndaj tyre, kanë gjetur sasi lënde narkotike kokainë dhe një shumë parash. Më pas, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në dhjetëra doza gati për shitje dhe 2 peshore elektronike.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në subjektin (parukerinë) e shtetases J. Ç., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)