Dronët rusë vrasin dy gazetarë në lindje të Ukrainës

23 Tetor 2025 | 17:08

Gjatë një sulmi rus me dronë janë vrarë dy gazetarë ukrainas dhe është plagosur një koleg i tyre në lindje të Ukrainës, sulm që sipas presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ishte pjesë e “sulmeve të qëllimshme” ndaj gazetarëve.

Freedom Media, një organizatë mediatike ukrainase e financuar nga shteti, tha se ekipi i tyre u godit nga një dron rus i llojit Lancet ndërsa ndodhej në makinën e tyre në një stacion karburanti, në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës.

Kjo media, që publikon lajme në gjuhën ruse, tha se gazetarët e vrarë ishin Olena Gramova, 43-vjeçare nga rajoni i Donjeckut dhe Yevgen Karmazin, 33 vjeç nga Kramatorsku. Ndërkaq, gazetari Alexander Kolychev është dërguar në spital për trajtim.

“Këto nuk janë aksidente apo gabime, por një strategji e qëllimshme ruse për të heshtur të gjitha zërat e pavarur që raportojnë për krimet e luftës së Rusisë në Ukrainë”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë

Gjashtë funksionarë të shtetit janë vënë nën masa sigurimi me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, pasi dyshohen për përfshirje në një skemë abuzimi me fondet...
14:13 | 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026