“Dua ndihmën tuaj”- E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë mesazh qytetarëve në shqip

6 Gusht 2024 | 13:46

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, në një mesazh publik drejtuar qytetarëve shqiptarë, shpreh përkushtimin për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian dhe për të forcuar më tej lidhjet mes dy vendeve.

VanHorn duke folur shqip, ku tregoi pak për jetën e saj si diplomate, tha se ishte duke mësuar gjuhën tonë dhe mezi priste të njihte edhe kulturën tonë nga afër.

Ajo kërkoi ndihmën e qytetarëve për të mësuar se cilin vend duhet të vizitonte të parin, cilin ushqim të provonte me patjetër dhe cilin libdër dihet të lexonte për të kuptuar më mirë shpirtin e shqiptarëve.

“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Nancy VanHorn. Jam e nderuar të filloj punë si e Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë. Nga viti 2007 kur iu bashkova shërbimit të jashtëm të SHBA-ve, kam punuar si diplomate në të gjithë Europën Lindore, përfshi ambasadat në Ukrainë, Armeni e Rusi.

Jam e emocionuar që jam në Shqipëri dhe që do të punojmë sëbashku për qëllimet tona të përbashkëta, për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë e bashkëpunimin si aleatë të NATO-s dhe për të çuar para rritjen ekonomike. Jam e përkushtuar që të mbështes Shqipërinë në rrugën tuaj drejt integrimit Europian dhe të forcoj lidhjet mes dy vendeve tona.

Kam qenë duke mësuar shqip dhe mezi pres të zbuloj vetë kulturën e pasur të Shqipërisë. Dhe për këtë më duhet ndihma juaj. Cilin vend duhet të vizitoj të parin? Cili është ushqimi që duhet të provoj patjetër dhe cilin libër që tregon shpirtin e vendit tuaj më rekomandoni. Faleminderit për mikpritjen. Pres që të krijoj miqësi që do i rezistojnë kohës”, tha VanHorn.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar zbatimin e kartonit të kuq të sulmuesit të Shteteve të Bashkuara, Folarin Balogun, duke i mundësuar atij të luajë...
19:17 | 06/07/2026

Netanyahu sulmon Erdoganin dhe i kërkon SHBA-së të mos i shesë Turqisë avionët F-35

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos vijojnë me shitjen e sistemeve të avancuara të armëve Turqisë, duke argumentuar...
17:44 | 06/07/2026

Zjarr i madh në Koxhas të Fushë-Shijakut, flakët i afrohen autostradës Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të hëne zonën e Koxhasit, në Fushë-Shijak. I favorizuar nga era e fortë, zjarri...
16:48 | 06/07/2026