“Dua ta varros këtu!” Djali i vetëm iu vetëvra në Gjermani, babai kërkon ndihmë…
Fitim Lalaj, i ati i Dritan Lalaj, 33-vjeçarit i cili u vetëvra ditën e djeshme (03. tetor 2024) në Gjermani, ishte këtë të hënë në një lidhje direkte për emisionin “People” në Euronews Albania ku ka kërkuar ndihmë për të marrë trupin e djalit të tij, për ta varrosur atë në vendlindje.
Ndonëse u përpoq të ishte i qetë, i ati i 33-vjeçarit nuk arriti ti mbante lotët kur u pyet se sa fëmijë kishte. Ai tha se djali ishte i vetmi që kishte ndërsa prej 12 vitesh edhe bashkëshortja i kishte vdekur.
“Vetëm atë djalë kisha. Gruaja ka 12 vite që më ka vdekur. Këtë vetëm kisha. Dritanin kisha. Vetëm ai punonte në familje, se unë jam pa pension, pa përkrahje, s’kam zanat. Kam nja dy bagëti me ato merrem”,-tha Fitim Lalaj.
Ai ka rrëfyer se Dritani edhe më herët kishte tentuar të vriste veten, për shkak se nuk i kishte kaluar paga në bankë. Sipas tij 33-vjeçari vuante nga depresioni.
“Nuk i dilnin paratë. Mund të rrinte një javë pa punë. Ai do rrinte 6 muaj këtë herë në Gjermani, sa ti mbaronte viza. Ai jetonte me shqiptar të tjerë në Hamburg, por nuk i njoh. Për vdekjen më lajmëroi kryetari i komunës, atë e kishte lajmëruar ministria e brendshme”,-tha ai.
I pyetur se kur ka biseduar për herë të fundit me Dritanin, Fitim Lalaj tha:
“Në datë 30 kam folur për herë të fundit. Kemi folur në telefon. Këto ditët e tjera i bija mëngjes drekë, darkë e nuk ma hapte telefonin. Herën e fundit më kërkoi falje se i gjuajti vetes me thikë. Më mori në telefon dhe më tha që kishte goditur veten me thikë, por nuk do e bënte më, tani bëri këtë më të madhen”, tha Lalaj.
E ndonëse i mbetur vetëm në këtë jetë dhe pa përkrahjen e tij më të madhe, djalin e vetëm Dritanin, Fitim Lalaj shprehet se dëshira e tij më e madhe është të marr trupin e tij që ta varrosë.
“Për mua si të jetë shkruar. Unë kam hall të sjellë trupin e tij këtu. Kush mundet të më ndihmoj. unë dua vetëm ta varros atë këtu”,-tha ai.
Fitim Lalaj tha për “People” se ka hapur një llogari bankare ku personat që dëshirojnë ta ndihmojnë mund të kontribuojnë.
Ky është numri i llogarisë ku ju mund të ndihmoni: AL11202210050000000040779059
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend