Dubai s’është më “parajsë”/ Nga Dervishaj te Çapja, 10 të deportuar gjatë një viti
Për kriminelët shqiptarë, Dubai nuk është më streha e sigurt për të shmangur drejtësinë.
Prej një viti, mbi 10 emra të njohur të botës së krimit janë deportuar drejt Shqipërisë, ndonëse vendi ynë nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e Bashkuara Arabe.
I pari që u kthye ishte Bruno Çobo, më 13 mars 2024. Pas tij, mbërritën njëri pas tjetrit Plaurent Dervishaj, Julian Meçe, Florenc Çapja, Dashnor Dumani, Armes Stafa, Ado Xhika, Ervis Daka dhe Maksim Koçi.
Mënyra se si janë rikthyer këta persona mbetet e paqartë nga pikëpamja ligjore. Policia flet për “deportim”, ndërsa disa prej tyre, para gjykatës, pretendojnë se janë kthyer me dëshirën e tyre dhe nuk janë ekstraduar.
Ndërkohë, Durim Bami vazhdon të jetë një nga të kërkuarit më të njohur që qëndron në Dubai. Ai është arrestuar disa herë për llogari të autoriteteve shqiptare, por nuk është kthyer ende. Para autoriteteve të Emirateve, Bami ka deklaruar se jeta e tij do të jetë në rrezik nëse rikthehet në Shqipëri.
Raste të tilla pritet të vazhdojnë. Përveç Baminit, edhe shumë të tjerë të shpallur në kërkim ndodhen ende në Dubai. Por pas lëvizjeve të fundit nga autoritetet shqiptare, duket se edhe ata do të detyrohen të kërkojnë një tjetër “parajsë” që nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus