“Duhen 2 vepra penale”- Avokati: Sa vite burg rrezikon burri që vrau gruan në Kosovë
Avokati Meshari Selimaj është shprehur se burri që vrau gruan e tij në Pejë të Kosovës rrezikon një dënim nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm.
Komentet Selimaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se në Kosovë nuk mund të dënohesh përjetësisht për një vepër të vetme penale, por sipas tij, duhen dy vepra e lartë.
Sipas tij, në rastin e vrasjes së Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, plotësohet kushti për burgim të përjetshëm, pasi veç akuzës së vrasjes, mbi Lajçin rëndon edhe ajo e armëmbajtjes pa leje.
“Është vrasje e rëndë, e cila kualifikohet në bazë të faktit që kemi të bëjmë me vrasjen e një anëtari të familjes. Këto janë vepra shumë të rënda penale, sidomos kemi të bëjmë edhe me rrethanat faktike kur është viktimë bashkëshortja e autorit. Dënimet janë mjaft të ashpra, minimumi nga 10 vite deri në burgim të përjetshëm.
Pastaj është edhe vepra penale e armëmbajtjes pa leje, e cila në pikëpamjen ligjore krijon mundësinë e shqiptimit të burgimit të përjetshëm. Sepse në Kosovë nuk mund të shqiptohet dënimi i përjetshëm për një vepër penale të veçantë, siç është ajo e vrasjes, pa qenë edhe një vepër e dytë, siç është ajo e armëmbajtjes pa leje.
Pra kemi të bëjmë me mbajtjen e paautorizuar të armës, e cila është përdorur pastaj për ta kryer edhe aktin, siç shihet nga të dhënat që jep edhe zëdhënësi i Prokurorisë. Vdekja ka ardhur si pasojë e një plumbi që ka qenë fatal në kokë, në pjesën kryesore të trupit të njeriut. Pra qëllimi ka qenë marrja e jetës së të ndjerës në këtë rast”, tha Selimaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit