“Duhen rreth 600 shoferë urbanësh”, Memaj: Vështirë të përshtaten të huajt
Dashnor Memaj, kreu i Shoqatës së Transportit Urban tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se shoferët e urbanit që mund të merren nga jashtë, si për shembull Bangladeshi, është e vështirë të përshtaten në Shqipëri. Ai shtoi se në Shqipëri duhen rreth 600 shoferë urbanësh pasi ka mungesa.
Shoqata e Transportit Urban ka ngritur shqetësimin se sot as ata nuk kanë punëtorë të kualifikuar, nuk zbatohen oraret dhe nuk jepet shërbimi i dëshiruar për qytetarët. Sipas tyre mungon një takim me institucionet për t’i dhënë zgjidhje problemit.
Memaj thotë se bëhet një analizë financiare e kostove të trasportit mund të merren masa për rritjen e pagave dhe mbajtjen e shoferëve profesionistë në Shqipëri.
“Duke qenë se është një sektor specifik, kërkesat për shoferë janë specifike. Fillimisht nëse do të vijnë nga India apo Bangladeshi në radhë të parë do të qëndrojnë te ne, në radhë të dytë a janë të duhur për të drejtuar një autobus të transportit publik që ka një numër aq të lartë pasagjerës dhe në fakt nuk ka pasur interes nga kompani që ofrojnë këto shërbime që të thonë që ka edhe këtë kategori që dëshiron ta sjellë te ne,” – u shpreh Memaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 17:06 VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Dhërmi Granit Pepnikajn e call center-ave
- 17:01 Korrupsioni në Ukrainë prek familjen e Zelensky-t, prindërve të tij u zbulohen 11 milionë dollarë, ata flasin për ‘dhurata’
- 16:54 Prokuroria Speciale ngre aktakuza ndaj 6 ish-gardianëve serbë për krime lufte kundër shqiptarëve
- 16:48 Britania e Madhe në bisedime me Pakistanin, kërkon deportimin e një personi të dënuar për abuzim seksual
- 16:35 Pritet të zgjasë disa ditë, kush mori pjesë në funeralin e Khameneit?
- 16:34 Ibrahimoviç dhe Henry kritikojnë VAR-in pas eliminimit të Kroacisë: Vendim i gabuar!