“Duhet opozitë e unifikuar”-Idrizi: Bashkimi i 2 pjesëve të PD, për t’u përshëndetur

26 Shkurt 2024 | 21:12

Kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi, është shprehur se bashkimi i dy pjesëve të PD-së, i grupimit të “Rithemelimit” dhe atij të Gazment Bardhit, është akt për t’u përshëndetur.

Komentet Idrizi i bëri në Euronews Albania, ku tha se përballë qeverisë duhet një opozitë e fortë dhe e unifikuar.

Ai shtoi se shpresonte se do të bashkohej edhe PD e drejtuar nga Lulzim Basha me grupimin e Berishës, gjë që sipas tij është e nevojshme për forcimin e opozitës.

“Një ndër ato gjëra që ne nuk i kemi bërë, edhe në 2021 nuk bëmë një analizaë se përse nuk arritëm të fitonim. Pse PD dhe LSI megjithëse ishin 4 vite në opozitë, në muajin zgjedhor nuk bënë një marrëveshje, sepse do të flisnim shumë sot. Kemi parë me keqardhje atë që ka ndodhur brenda PD, sepse PD është forca më e madhe, që tërheq forcën e opozitës.

Është një akt për t’u përshëndetur fakti që dy pjesë të PD janë bashkuar dhe unë i shtyj që të bashkohen me ta edhe pjesa e mbetur. Pastaj duhet të bashkohen edhe partitë e tjera opozitare, por për të qenë aletrnativë reale për në pushtet, duhet edhe shumë punë.

Vendi ka shumë nevojë për një opozitë të fortë e të unifikuar. Ka nevojë për të rregulluar balancat. Unë mendoj se nëse ata flasin në emër të demokratëve, e kanë karshi atyre detyrimin që ta gjejnë gjuhën e përbashkët për të krijuar një opozitë të unifikuar”, tha Idrizi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026