“Duhet të ishe bërë futbollist”, Paskal Milo përballë vetes 20 dhe 95 vjeç
Ish-kryediplomati shqiptar, Paskal Milo ishte këtë të diel i ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania ku ka ndarë disa nga momentet më të veçanta të karrierës së tij politike, por edhe për pengjet e jetës së tij, një prej të cilave është futbolli.
Milo tha se ky ka qenë pasioni i tij më i madh që e ka ndjekur që nga fëmijëria, por që e braktisi për të ndjekur një tjetër rrugëtim, atë të gazetarit e më pas të politikanit. Megjithatë nëse do e takonte veten 20 vjeç, ai tha se do i thoshte të ndiqte pasionin për futbollin, pasi do kishte pasur një jetë më të lehtë e ndoshta më të pasur.
“Ndiq atë rrugë që kam ndjekur unë. sigurisht në rrugë e sipër ke pasur dhe pengesa dhe mund të mos i kesh kapërcyer. Por në mënyrë të veçantë do i thoja. Nëse do dëshiroje një jetë të lehtë dhe po të ishe sot 20 vjeç, të vazhdoje pasionin tënd të futbollit, sepse do të ishe bërë një futbollist shumë i dëgjuar sot dhe i pasur. E kam lënë futbollin në mënyrë dramatike në kulmin tim, sepse u emërova gazetar në “Zërin e Popullit”. E lash me dhimbje shumë, nuk kam vajtur një vit në stadium se nuk i shikoja dot shokët e mi që luanin. Deri vonë kam luajtur në mënyrë të rregullt. Ishte pasion i rinisë. Çanta e sportit dhe librat bashkëjetuan me mua edhe në gjimnaz edhe në universitet deri sa u emërova”,-tha Paskal Milo.
I pyetur se çfarë do i thoshte vetes nëse do e takonte 95 vjeç, ish-ministri u përgjigj:
“Mbylli hesapet sa më shpejt që të jetë e mundur, lër ç’ke akoma mangët për ti lënë kësaj bote”.
LEXONI GJITHASHTU:
Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit
- 19:18 Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
- 19:14 Përfundon San Fermin, 57 të plagosur gjatë vrapimeve tradicionale me dema në Spanjë
- 19:11 Valët e të nxehtit shtojnë me 20% shtrimet spitalore për zemrën
- 19:01 “Nuk ka më kohë”, alarmi gjerman: Pa armët amerikane nuk e ndalni dot Putinin
- 18:59 Porti i Durrësit në pikun e fluksit, rikthehen lundrimet e dyfishta
- 18:54 Pensionistët në Elbasan: Çmimet e larta po e kthejnë ushqimin në luks