English

Eni Jani përballë vetes 20 dhe 80 vjeç: Nuk kam bërë kurrë kompromis!

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Eni Jani, një ndër aktoret më të dashura për publikun ishte këtë të diel në një rrëfim për “Interview” nga Mirlea Milori në Euronews Albania. Ajo ndau disa nga momentet më të vështira të jetës së saj duke treguar gjithashtu edhe mënyrën se si i kaloi ato duke pasur qetësi dhe besim.

- Advertisement -

Gjithashtu Eni Jani tregoi se çfarë do i thoshte vetes së saj nëse do e takonte atë 20-vjeçe. Aktorja u shpreh se asnjëherë nuk ka bërë kompromise, ndaj edhe nëse do i jepej sërish mundësia, në jetë do kishte bërë po prap ato zgjedhje që ka bërë kur ishte 20 vjeçe.

“Të flasësh për veten është pak e vështirë, sepse edhe mund të gjykohesh. Por unë kam qenë një natyrë që gjithmonë kam qenë shumë më e rritur dhe e pjekur për moshën që kam patur dhe gjithmonë kam qenë e matur. Jeta nuk më ka sjellë pak gjëra që unë mund ti kisha shfrytëzuar, por nuk do të kisha reputacionin që kam sot.

Unë kam zgjedhur këtë, të kem reputacionin. E kam shumë të rëndësishme këtë. Nuk kam bërë kurrë kompromise që të cenonin Enin. Për mua ka shumë rëndësi që dy vajzat e mia kur të thonë jemi vajzat e Enit dhe Gencit të ndihen krenare. Për mua kjo është shumë e rëndësishme, ndaj nuk mendoj se do i thoja ndonjë gjë tjetër Enit 20 vjeçe”,-tha Eni Jani.

E pyetur se çfarë do i thoshe vetes 80 vjeçe, Eni Jani bëri një parashikim të asaj që e mendon veten se do të jetë në këtë moshë, një gjyshe e lumtur dhe e kënaqur me arritjet e vajzave të saj.

“Mendoj se 80 vjeçe unë do jem një gjyshe shumë e lumtur. Do jemi gjyshër shumë të lumtur, do jemi shumë krenarë për arritjet e vajzave tona. Por nëse unë do isha me këmbë e me dorë e do isha e fuqishme, unë do isha gjithmonë duke punuar po prapë për teatrin. Jam e sigurt që nëse do kisha mendjen e kthjellët do punoja, do vazhdoja po njësoj të punoja”,-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?