“Më zbërtheu kopsen e u bë nami!” Aktorja Aishe Stari rrëfen skenën me Kadri Roshin
Aishe “STARI” i Durrësit vjen në Profil me një rrëfim emocional për karrieren dhe jetën personale. Sot në moshën 84 vjeçare ajo na tregon se si ëndërronte që e vogël të bëhej aviatore ose aktore…ëndrra të mëdha për kohën sidomos për gratë.
Përtej paragjykimeve të kohës Aishja u bë pjesë e “Estradës së Durrësit”, punoi si deputete në dy mandate por sot e zhgënjyer flet për gazetaren, Greta Topjana, për regresin e teatrit dhe kulturës
Aishe Stari ndau një episod të sikletshëm nga xhirimet e një filmi me aktorin e mirënjohur Kadri Roshin, kur në një skenë të filmit ai i këputi asaj kopsën e pardesysë. Ajo e solli këtë eksperiencë të saj si një paralelizimi mes dy realiteteve, artit të sotëm i cili është më liberal dhe artit në kohën e komunizmit që lëvrohej brenda disa kornizave.
“Kur futem brenda Kadriu më kap e më zbërthe një kopsë të pardesysë, këtu në gjoks. Sa kam vuajtur për atë kopsë ishte kopsë gjysëm, jo e plotë se e kisha lënë vetë gati të këputur. Të gjithë më thonin si e le ti Kadriun të kapte aty e të zbërthente kopsën. Tani them sa ka ndryshuar koha, për gjysëm kopse ska ngelur njeri pa më thënë një fjalë ndërsa tani çfarë nuk bëhët në skenë e nuk thotë gjë njeri”, -tha Stari.
LEXONI GJITHASHTU:
Revoltohet artistja: Estrada shqiptare lulëzonte më shumë në komunizëm se tani
Mirush Kabashi;Qytetar Nderi;, vlerësimi pas vdekjes shije të hidhur tek familjarët
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump