Eni Jani rrëfen momentin e vështirë me Genc Fugën: I kam folur gjithë kohën…

8 Dhjetor 2024 | 19:38

Aktorja Eni Jani ishte personazhi i kësaj të diele në “Interview” nga Mirela Milori në Euronews Albania ku ka rrëfyer ndër të tjerat një nga momentet më të vështira, kur bashkëshorti i saj Ganci Fuga pati probleme shëndetësorë.

Ajo tha se për të përballuar çdo gjë ajo i ka marrë gjërat hap pas hapi, ndërsa shtoi se ndonëse është një person shumë i ndjeshëm e emocional, në momente të tilla të vështira ajo gjen një forcë që të përballojnë gjithçka.

“I kam marr gjërat hap pas hapi. Jam përpjekur të ruaj qetësinë dhe mendoj se e kam ruajtur ashtu si duhet. Nuk kam qenë problematike për mjekët, kam ruajtur qetësinë edhe te ata, se unë nuk doja të më qetësonin mua, unë doja të kuptoja. Ishte shok shumë i madh.

Në momentin që unë jam takuar me mjekët pas ndërhyrjes kisha kaluar një ditë të tërë pranë Gencit, që Genci herë ishte e herë nuk ishte. Dhe unë mendoja që duhet ti flisja që ai të dëgjonte gjithë kohën zërin tim, nga ora 11 e paradites deri në orën 10 të mbrëmjes, unë vetëm i flisja. Kur ai më shikonte lumturohesha.

Kur e vumë te skaneri, unë i shpjegoja çdo gjë, gjatë gjithë kohës nuk i jam ndarë, sepse doja të isha gjithë kohën me të. Unë jam shumë e ndjeshme si natyrë, por në situata të tilla më jep Zoti forcë”,-tha Eni Jani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në

Arben Kumbaro, regjisori i njohur, ka folur këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milorin. Kumbaro ka komentuar aktualitetin në Akademinë e Arteve dhe...
20:40 | 14/06/2026

“Skëndërbeu ka qenë mit për shqiptarët”, historiania Valentina Duka ‘skanon’ figurën e heroit

Historiania Valentina Duka e ftuar në “Interview” me Mirela Milorin në Euronews Albania, bëri një analizë të figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe mënyrës se...
19:23 | 31/05/2026

Opera e parë e shqiptare në Maqedoninë e Veriut, regjisori: Me “Skëndërbeun” donim të tregonim që ne vlejmë

I ftuar këtë të diel në emisionin Interview me Mirela Milori, regjisori Qëndrim Rijani, regjisor i Teatrit Kombëtar Shqiptar, ka folur për një nga projektet...
18:38 | 24/05/2026