Duka përplaset me Kullurin: Sa jam unë gjallë, ti dhe Basha s’vini në pushtet

27 Nëntor 2023 | 22:15

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri debatoi në emisionin Now në Euronews Albania me kreun e PAA, Agron Duka lidhur me propozimin e federatës së opozitës.

Në përgjigje të skepticizmit të Kullurit për pjesëmarrjen në këtë konfederatë të partive të majta, siç është partia e Ilir Metës, Duka u shpreh se Lulzim Basha i vetëm me 6-7 deputetë që ka në grup nuk vjen dot kurrë në pushtet.

“Ne themi të jetë një bashkim edhe me parti jashtëparlamentare, madje që mund të jenë edhe të majta që janë kundër kësaj qeverie”, tha Duka.

“Nuk mund të jetë një bashkim me forca të majta”, u shpreh Kulluri.

“Ti mund të mos jesh dakord, por nuk keni asnjë mundësi absolutisht të vini në pushtet, po te jem gjallë unë. Duhet të heqim dorë nga interesi personal dhe shohim interesin e përgjithshëm se kjo opozitë po lëngon dhe të bashkohemi të gjithë rreth 1 ideje. Ne të dy me gjithë Lul Bashën dhe 6-7 kokrra që janë atje nuk shoh asnjë shans të vijmë në pushtet, po të bashkohemi po”, tha Duka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh

Një zjarr që shpërtheu pasditen e së martës në një rrokaqiell në Madrid është vënë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse. Ndërtesa 49-katëshe, ku ndodhen zyrat...
16:37 | 24/06/2026

Misteri i 84-vjeçares së zhdukur, publikohen mesazhet tronditëse të rrëmbyesit

Pesë muaj pas zhdukjes së Nancy Guthrie, një 84-vjeçare nga Arizona, janë zbuluar detaje të reja rreth dy mesazheve që dyshohet se u dërguan nga...
16:16 | 24/06/2026