Sa deputetë ka Mediu dhe Duka? Abilekaj: Ja bilanci i Federatës së Opozitës
Gazetari Enton Abilekaj komentoi në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” krijimin e Federatës Opozitare.
Sipas tij opozita që nga koha e bashkimit disa muaj më parë e deri më sot ka ecur shumë dhe ka ndryshuar, ndërsa theksoi se një federatë nuk përfaqëson asgjë.
“Nesër do dalë në zgjedhje kjo Federata. Do dalë dikush të thotë që do 7 deputetë se i takojnë, dikush 13, dikush 12, si do të ndahen këto deputetë? Nuk ta ndryshon Edi Rama Kodin Zgjedhor. Një Federatë e emëruar nuk përfaqëson asgjë. Dikush përfaqëson dikë, dikush tjetër dikë tjetër, asgjë nuk përfaqëson,” – u shpreh Abilekaj.
“Opozita që nga koha kur u bashkua disa muaj më parë e deri më sot ka ndryshuar shumë, ka ecur shumë. A mund të ndërtohej mbi bazën e kësaj një opozitë e re? Opozita ka ecur, nuk ka ngecur se s’ka vulë. Vulën s’ja ka dhënë njeri, por s’ka faj opozita sepse këtu problemi është që drejtësia e kapur nga një person punon kundër institucionalizimit të opozitës,” – shtoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në