Federata e opozitës, Duka i përgjigjet Berishës: Nuk fitohet kështu zotëri!

27 Nëntor 2023 | 21:28

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi në emisionin Now në Euronews Albania idenë e konfederatës së opozitës të propozuar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Duka tha se qëllimi i kësaj federate është shumë i mirë, pasi është e vetmja mënyrë për të arritur një fitore, në të kundërt opozita nuk ka asnjë shpresë.

Nëse ata që kanë qenë lider të Partisë Demokratike nuk e duan këtë bashkim, le të rrinë vetëm. Kështu gjykon Duka, ndërsa thotë se kjo është forma se si e ka perceptuar ai një federatë të opozitës.

“Unë kam shkuar me këtë mendim, që ta pjekim si ide dhe ta çojmë më tej. Është shumë e vështirë, por jo e pamundur. Në gjendjen që jemi unë nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër. Edhe fakti që mediat dhe aktorët kryesore politikë shqiptar po merren me këtë do të thotë që ja ka vlejtur ky lloj propozimi”, – u shpreh Duka.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026