Dule: Ka shkelje në procesin e Censit, s’bëjnë pyetjet për përkatësinë etnike

27 Shtator 2023 | 11:25

Kryetari i PBDNJ Vangjel Dule tha në një komunikim për mediat  këtë të mërkurë se gjatë regjistrimit të popullsisë dhe banesave janë vërejtur parregullsi të shumta nga ana e atyre që bëjnë regjistrimin.

Ai tha se shpesh regjistruesit mbajnë shënime jo në tabletë siç duhet por në letër duke u thënë qytetarëve se do i hedhin më vonë në tablet. Gjithashtu Dule ngriti shqetësimin se qytetarëve nuk u bëhen pyetjet për përkatësinë etnike apo fetare, ai tha se ato pyetje duhen bërë patjetër dhe se i duhet lënë në dorë qytetarit nëse duan apo jo të përgjigjen.

“Me shumë këmbëngulje gjatë gjithë këtyre viteve, në përgatitjen e censit 2023, si ne Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ashtu edhe institucionet përfaqësuese të minoriteteve në vend, jemi përpjekur të japim kontributin tonë për një proces korrekt dhe të gjithë pranuar deri ën momentet e fundit në takimet me ISNSTAT-in jemi përpjekur që të përcjellim frymë bashkëpunimi, koordinimi me qëllimin e një rezultati demokratik e të gjithë pranuar.

Prej datës 18 shtator, ka filluar cens 2023 me shqetësim po ju prezantojmë gjetjet e aktivistëve të partisë Bashkimi për të drejtat e njeriut dhe të asociacioneve të minoriteteve në lidhje me zhvillimin e këtij censi. Ka shumë raste kur regjistruest në kundërshtim flagrant me ligjin nuk e ruajnë regjistrimin në tabletat përkatëse, dhe thonë se do i hedhin më vonë ato.

Kjo përbën një shkelje të rëndë të procedurës. Nuk lihet njoftim me shkrim ashtu siç e kërkon ligji në ato banesa ku momentalisht nuk ndodhet qytetari. Kemi raste në Tiranë, Korçë, Sarandë, ku nuk u drejtohen pjesëtarëve pyetjet në lidhje me përkatësinë etnike, me gjuhën anëtare dhe besimin fetar. Kur qytetarët kërkojnë të deklarojnë edhe këto elemente u thuhet se këto janë fakultative. Ligji e bën të qartë që është fakultative përgjigjja e qytetarit, pyetja duhet të bëhet.

Një biznesmen i njohur në Sarandë kur kërkoi të regjistrohej përkatësia e tij etnike greke, në mënyrë të përsëritur, tre herë në kundërshtim me ligjin u pyet nëse ishte i sigurt, sepse kishte prona dhe biznese”,-tha Vangjel Dule.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026