Dumani: Institucionet të jenë vigjilente, shoqëritë tregtare zmadhojnë kapitalin

22 Maj 2024 | 13:45

Kreu i SPAK Altin Dumani tha se miratimi i reformës  ligjore është në frymën e reformës së drejtësisë dhe pritet që të ndikojë pozitivisht në rritjen e efektivitetit të hetimit dhe gjykimit.

Në Komisionin e Ligjeve, ai tha se legjislacioni është mirë duke shtuar se problemi është te zbatimi.

Mes tjerash ai tha se shoqëritë tregtare bëjnë zmadhim kapitali ndërsa shtoi se ka raste të pastrimit të parave.

“Mendoj se miratimi i reformës ligjore është në frymën e reformës së drejtësisë dhe pritet që të ndikojë pozitivisht  në rritjen e efektivitetit  të cilësisë së hetimit dhe gjykimit. Në këtë kontekst është e rëndësishme  vijueshmëria dhe koha e nevojshme që i duhet dhënë ligjeve. Ajo që unë e kam thënë dhe më parë, SPAK është skaji fundor. Legjislacioni është i mirë, problemi është te zbatimi. Tatimet, është zmadhimi i kapitalit që bëjnë shoqëritë tregtare. Është një rast i pastrimit të parave. Legjislacioni është i mirë, ju bëjë thirrje institucioneve që të jenë më vigjilentë”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026