Durrës| Shkaktoi aksidentin ku ndërroi jetë pasagjeri 32-vjeçar, arrestohet shoferi

23 Korrik 2024 | 09:47

Një 46-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e Policisë, pasi teksa ka qenë duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e tij dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti humbi jetën në spitalin e Traumës një 32-vjeçar i cili ishte pasagjer në atë makinë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë:

Durrës-Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 46 vjeç, banues në fshatin Rubjekë, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Bilalas, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Gj. Gj., 32 vjeç, banues në Shijak.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. K., 48 vjeç, banues në fshatin Xhavzotaj, pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota

Në Gjirokastër po regjistrohen rastet e para të zjarreve të verës në pyje dhe kullota. Vatrat e zjarreve kanë shkaktuar dëme kryesisht në sipërfaqet me...
08:46 | 28/06/2026

Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme

Në këtë sezon vere Gjirokastra po përballet më një rritje të ndjeshme të fluksit të turistëve ndërkohë që kapacitetet hoteliere janë të pamjaftueshme për akomodimin...
08:26 | 28/06/2026

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026