Aksidenti i mini-busit me shqiptarët në Itali, MEPJ: Janë jashtë rrezikut për jetën
Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me lajmin se një minibus me turistë shqiptarë u përfshi në një aksident në Katania pasditen e kësaj të shtune. Përmes një deklarate për mediat MEPJ bën me dije se shqiptarët që ndodheshin në mini-bus ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet.
Ministria e Jashtme shton se përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane.
Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar 16 persona. Ndërkohë që dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë një defekt me sistemin e frenimit.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, menjëherë pas informacionit mbi aksidentin automobilistik në Katania, është vënë në komunikim me autoritetet italiane, përmes ambasadës së RSH në Romë dhe konsullatave të RSH në Milano e Bari.
Sipas informacioneve paraprake, të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore e janë jashtë rrezikut për jetën. Me porosi të Ministrit Igli Hasani, përfaqësuesit e ambasadës dhe konsullatave po monitorojnë situatën e janë në kontakt të vazhdueshëm me palën italiane”, thuhet në deklaratë.
LEXONI GJITHSHTU:
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 11:19 Australia shtrëngon kontrollin mbi rrjetet sociale, gjoba deri në 99 milionë dollarë për shkeljen e ligjit
- 10:43 Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
- 10:29 Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 10:23 “Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos
- 10:22 Ndërron jetë i burgosuri në Shkodër, ndodhej në qeli me të birin
- 10:20 Qarkullonte me armë zjarri në automjet, Policia arreston 31-vjeçarin nga Lezha në Rinas