Studiuesi tregon çfarë do t’i shpëtonte shqiptarët nga liderët e autokratë

7 Tetor 2021 | 22:39

Medlir Mema, pedagog i shkencave politike shprehet se udhëheqësit që drejtojnë vendin janë reflektim i shoqërisë ku jetojmë. Sipas tij shoqëria shqiptare është e orientuar fort drejt familjes dhe për shërbim të interesit të ngushtë, sakrifikohet e mira e përgjithshme.

Pedagogu i shkencave politike në Tokio e konsideron këtë si një problem për vendin dhe bashkë me zgjerimin e elektoratit duke përfshirë votimin e diasporës e konsideron si çelësin kyç në ndryshimin e klasës politike.

“Një nga problematikat që jemi është se jemi duke folur akoma për Bashën dhe Berishën, një person që ka humbur zgjedhjet para 8 vitesh dhe një tjetër që ka humbur zgjedhjet 8 vite rresht. Jam i bindur që janë dy gjëra që mund të sjellin një ndryshim në shoqërinë shqiptare. Ne jemi shoqëri të orientuar drejt familjes, të përqendruar në mënyrë egoiste ndaj asaj familjeje dhe në shërbim të këtij interesi ne sakrifikojmë të mirën publike”, u shpreh ai.

Medlir Mema tha se ndryshimi nuk vjen vetëm duke larguar PS dhe PD nga skena politike por duke i “detyruar” ato që të ndryshojnë.

“Çfarë mund të bëjmë? Mund të ndodhë që PD të zhduket por nuk e besoj dhe mendoj se në 50 vitet e ardhshme do të kemi PS-PD dhe alternativa të reja që vijnë dhe ikin. Por, për mua kjo është më pak e rëndësishme se sa identiteti dhe karakteri i këtyre partive”, tha ai.

Sipas tij PS është më e hekurt në organizim sesa PD dhe kjo mund të ketë rezultuar përcaktuese në rezultatin e zgjedhjeve. Ai shtoi se do të jetë vetë elektorati që do të sjellë ndryshimin e dy partive kryesore.

“Një shoqëri nuk prodhon diçka që vetë nuk është. Udhëheqësit që në prodhojmë janë reflektim i shoqërisë ku ne jetojmë. Duhet zgjeruar elektorati janë rreth 1.3 milionë shqiptarë që nuk votojnë dhe që jetojnë jashtë Shqipërisë. Se çfarë lloj PD dhe PS fiton në të ardhmen do të varet nga elektorati, pasi elektorati i bën kërkesa partisë. Po të zgjerojmë elektoratin ajo PD dhe PS dhe ata udhëheqës që do të dalin nga këto parti do të ndryshojë oferta politike”, përfundoi z. Mema.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025