Dy klube nga Anglia kërkojnë Arbër Hoxhën

23 Nëntor 2025 | 18:14

Janari pritet të sjellë lëvizje të rëndësishme për Arbër Hoxhën. Anësori i Kombëtares së Shqipërisë ka hyrë në radarin e klubeve angleze, me Sheffield United dhe Hull City që po përplasen për shërbimet e 27-vjeçarit.

Sipas “Sportsboom”, të dy klubet janë gati të paraqesin oferta konkrete në merkaton e dimrit, ndërsa performancat e Hoxhës si me Dinamo Zagrebin ashtu edhe me Kombëtaren kanë rritur ndjeshëm vlerësimin për të. Sheffield United shihet me një avantazh të lehtë falë fuqisë më të madhe financiare, çka mund të bëjë diferencën në bisedimet përfundimtare.

Hull City, nga ana tjetër, ka një pikë të fortë, trajnerin Sergej Jakirovic. Tekniku kroat ka punuar më parë me Hoxhën në Dinamo Zagreb, ku anësori numëroi 31 ndeshje, 4 gola dhe 3 asistime nën drejtimin e tij. Jakirovic ka tentuar ta marrë lojtarin edhe gjatë periudhës së tij te Kayserispor dhe tani po kërkon të shfrytëzojë marrëdhënien e tyre për ta marrë në EFL Championship.

Dinamo Zagrebi nuk e ka nxjerrë në shitje Hoxhën, sidomos pasi i rinovoi kontratën deri në vitin 2029, por paga e tij e moderuar, rreth 500 mijë euro në vit, e bën një objektiv të arritshëm për klubet angleze.

E ardhmja e anësorit kuqezi mbetet e hapur, por një gjë është e sigurt, Arbër Hoxha është një nga emrat më të nxehtë të janarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026