Dy të plagosur në Tiranë, te MD dyshohet se u qëllua nga një makinë. Reagon Policia
Dy persona në Tiranë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pas mesnatës, teksa po festohej ndërrimi i viteve.
Një grua italiane ka mbetur e dëmtuar në këmbë nga një plumb qorr gjatë mbrëmjes së djeshme pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Po ashtu bëhet me dije se edhe një tjetër shtetas pranë Piramidës ka mbetur i plagosur me armë zjarri, nga një plumb qorr.
Përsa i përket rastit të shtetases italiane, sipas informacioneve paraprake nga burime policore, plumbi qorr e ka prekur në pjesën e thembrës së këmbës.
E dëmtuara ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën. Ajo ka qenë duke ecur në bulevard në korsinë e biçikletave dhe ngjarja e regjistruar në orën 12:35.
Dyshohet të jetë qëlluar nga një makinë në lëvizje, ndërkohë që po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë aty pranë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 01.01.2024, rreth orës 00:35, në bulevardin “Zogu I”, është dëmtuar dyshohet me armë zjarri, me vrimë hyrje nga lart-poshtë, me burim zjarri ende të paidentifikuar, shtetasja e huaj. A. K., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital e cila ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se plaga mund të jetë shkaktuar nga një predhë e kalibrit të vogel e ardhur nga lartësia.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për këtë ngjarjenl do te kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe mekanizmit të ndodhjes së ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur