Shkup, qiramarrësi vret pronarin e shtëpisë, plagos djalin e tij dhe vetëvritet

24 Mars 2025 | 11:51

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa kanë mbetur të plagosur në Volkovë të Shkupit pas një incidenti me armë zjarri mëngjesin e sotëm, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme.

Mediat ë RMV shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pasi një qiramarrës ka qëlluar disa herë pronarin e shtëpisë ku jetonte dhe ka plagosur djalin e tij të mitur.

Sipas dëshmive fillestare, menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ka marrë jetën e vet me një plumb në kokë. Banorët e lagjes thonë se janë zgjuar nga të shtënat me armë zjarri, të ndjekura nga sirenat e policisë dhe ambulancës.

Motivet që çuan në këtë akt të rëndë për momentin mbeten të paqarta. Policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për ngjarjen, por ka paralajmëruar se gjatë ditës do të japë më shumë detaje në lidhje me rrethanat dhe sfondin e kësaj tragjedie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026