Dy të vrarë në Durrës/ Punonjësi i karburantit: Ishin çuna të sjellshëm, u tronditëm
Punonjës i karburantit në Manëz ku mbetën të vrarë dy të rinj, ka deklaruar se në dijeninë e tij, djemtë e përfshirë në këtë ngjarje ishin njerëz të mirë.
Ai shprehet se kur ka mbërritur në vendngjarje në vendin e tij të punës, ka parë ambientin e rrethuar me shirita.
“Unë erdha në mëngjes gjeta karburantin e rrethuar me shirita skene krimi, më thanë ka ndodhur një ngjarje mos u afro. Na ka tronditur kjo ngjarje, ishin çuna te sjellshëm”, tha punonjësi i karburantit në Manëz.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, në ambientet e një lokali pranë një karburanti ndërsa viktimat janë identifikuar si Aranit Kurti, 23 vjeç, dhe Flori Paluçi, 33 vjeç, të dy banues në zonën e Manzës.
Sipas burimeve paraprake nga hetimi, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me shokun e tij, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që t’u përgatiste një kafe.
Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi ishte i fikur dhe e kishte të pamundur të shërbente kafe, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre.
Situata është përshkallëzuar shpejt, pasi në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal ndërsa më pas ka ndodhur përplasja me armë zjarri.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030