Dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm të kapur në Ballkanin Perëndimor
Në 5 muajt e parë të vitit 2022, Ballkani Perëndimor, Mesdheu Qendror dhe Lindor shërbyen si rrugë kalimi për emigrantët e paligjshëm që duan të shkojnë në vendet e Bashkimit Europian.
Nga Ballkani Perëndimor, kaluan 40,675 emigrantë të paligjshëm dhe kjo shifër është rreth tre herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kryesisht, emigrantët që përdorën rrugët e Ballkanit Perëndimor për të shkuar drejt vendeve të BE-së, janë sirianë dhe afganë.
Shumica e emigrantëve të kapur, kishin qenë në Ballkanin Perëndimor për disa kohë përpara se të kërkonin të hynin në BE.
Në maj, numri i emigrantëve të paligjshëm të zbuluar në këtë rajon rajon u dyfishua në 12,088, sipas Frontex.
Në zonën e Mesdheut Qendror, u kapën 16,828 emigrantë të paligjshëm, kryesisht egjiptianë, bangladeshas dhe tunizianë.
Ndërsa, në pjesën e Mesdheur Lindor, 13,668 ishte numri i emigrantë të paligjshëm që u kapën, kryesisht me kombësi nga Nigeria, Siria dhe Kongo.

LEXONI GJITHASHTU
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta