Dyrnjaja: Balla mund të jetë kandidat për PS, Veliaj mund të shkojë si “PD e Bashës”

17 Korrik 2023 | 22:17

Gazetari Denis Dyrnjaja, ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se Taulant Balla mund do të jetë kandidat për të marrë PS.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se Balla në raport me  Erion Veliajn nëse ky i fundit nuk është në krye të Bashkisë, është më i favorizuar.

“Mendoj se nëse Balla do të vijojë karrierën e tij politike dhe institucionale, duke pasur kujdes dhe duke ruajtur marrëdhëniet me kundërshtarët, kam përshtypjen që përveç Berishës që është ‘non grata’ dhe nuk e dimë se çfarë raporti do të krijohen me SPAK, por kam përshtypjen se Balla do i ketë ndryshe relatat politike me opozitën. Sipas meje Balla do të  jetë Ministër i Brendshëm i Jashtëm i Shqipërisë, pra do bëjë diplomaci në Ministrinë e Brendshëm. Gjërat do i ketë fleksibël, do të ketë një raport elastik me të gjithë. Nëse Balla do të ketë rrugëtim normal në politikë, pa surpriza, do të jetë një nga kandidatët më të fortë për të marrë PS. Nëse Veliaj krijon flukse në raporte interesa, Balla ka rrashtin e PS. Nëse Erion Veliaj nuk e ka PS nga mbrapa, do ta kuptoni që do të shkojë si PD e vulës . Taulant Balla në raport me Veliajn pa Bashkinë është më i favorizuar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026