Dyshimet për dronë nga Serbia, kreu i policisë së Kosovës: Jemi në kontakt me KFOR
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se po dyshohet që ditëve te fundit ka pasur fluturime të dronëve qe vijnë nga Serbia në pjesën veriore të Kosovës.
Ai tha se Policia e Kosovës është në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in dhe se po bëjnë monitorimin e situatës, shkruan KosovaPress.
Hoxha tha se këto lëvizje mund të jenë të rrezikshme për pjesën e kufirit, por jo për qytetarët e Kosovës, sepse policia i mbron ata. Ai theksoi se për këtë çështje, përveç KFOR-it janë njoftuar edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur fluturime të dronëve që ne po dyshojmë që vijnë nga territori i Serbisë, në pjesën veriore të Kosovës. Policia është në kontakt me KFOR-in dhe jemi duke e bërë monitorimin se çfarë mund të bëhet. Është e rrezikshme për pjesën e kufirit por për qytetarët tanë jo. Ne jemi duke i mbrojtur. Ndërsa hapësira ajrore është përgjegjësi e KFOR-it, ne e kemi njoftuar KFOR-in dhe partnerët tanë. KFOR-i, është përgjegjësi e tyre dhe janë duke punuar në këtë drejtim”, tha Hoxha.
Këtë deklarim, drejtori i Përgjithshëm u Policisë së Kosovës e bëri pas organizimit të shkatërrimit të disa armëve ilegale në Prelez të Ferizajt.
LEXONI GJITHASHTU:
“Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
“Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 10:51 Vance pranon gabimet e administratës Trump në publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)
- 10:37 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 10:33 Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 10:18 Libani kërkon ti jepet fund pushtimit izraelit