Humb jetën i burgosuri në Shënkoll

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
2 Prill 2022 | 19:06

Një i dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë dyshohet se ka humbur jetën nga arresti kardiak.

I dënuari, Besnik Spaho, 52 vjeç, ndodhej i shtruar në spitalin psikiatrik të burgut.

Mjeku i gatshëm i burgut ka njoftuar në orën 15:48 minuta se pacienti po ndihej keq.

Në orën 16:05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16:15.

Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak.

Ai ishte dënuar me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ngjarja e vitit 2014 ndodhi në zonën e Laprakës në Tiranë, ku Luan Spaho u qëllua me thikë në kokë nga vëllai i tij, duke e plagosur rëndë atë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026