E gjithë java me diell, mot i qëndrueshëm në javën e parë të Tetorit
Meteorologu Hakil Osmani ishte këtë të hënë në “Good Morning Albanians”, ku foli për parashikimin e javës së parë të tetorit.
Sipas tij edhe këtë javë moti do të jetë i ngrohtë, madje do ketë temperatura më të larta se sa temperaturat që ka vjeshta zakonisht.
“Në fakt kjo javë parashikohet të jetë në dominimin e motit të qendrueshëm gjatë paraditeve do të kemi intervale të gjata me kthjellime, ku m ëtë dukshme pritet të jenë në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonat malore, pritet të kemi kalime vranësirash, të cilat do bëhen disi më të dukshme në pjesët e dyta të ditës, por nuk rrezikohet nga rreshjet. Pothuajse gjithë kjo javë do të jetë në mbizotërimin e motit të qendrueshëm.
Edhe pse jemi në muajin e dytë të vjeshtës temperaturat në orët e mesditës do të jenë të larta rreth vlerave 29-30 gradë celsius. Sa i përket parametrit të erës, do kemi një erë e cila nuk do jetë e ndjeshëm. do ndihet në orët e para të mëngjesit, ku në zonat malore do jenë temperaturat 9- 10 gradë celsius, ndërsa në ultësirën perëndimore do të kemi vlera në 15-16 gradë celsius, duke u afruar shumë pranë vlerave normale”,-tha Hakil Osmani, ndërkohë që shtoi se në mesditë vlerat do jenë 4 apo 5 gradë më të larta se ç’duhet të jenë në vjeshtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij