“E ka harruar periferinë”, Bejko akuza Veliajt: I shpenzon lekët tuaja me koncerte
Roland Bejko ka akuzuar rivalin e tij për garën e 14 majit, Erion Veliajn se periferinë e kryeqytetit e ka braktisur, duke investuar sipas tij vetëm në fasada dhe koncerte.
Kandidati i Partisë Demokratike për kryeqytetit është takuar me banorët e zonës së Saukut të cilët kanë ngritur shqetësimin e rrugës së pa asfaltuar dhe kanalizimeve.
“Në këtë gjendje kam parë dhe shumë rrugë të tjera në Tiranë. Buxhetin e kanë lënë në koncerte. Janë marë me qendrën, por periferinë e Tiranës e kanë lënë pas dore”- u shpreh ai.
Bejko tha se qëllimi I tij është të shtrijë investimet përtej qendrës së qytetit duke u krijuar kështu të gjithë banorëve të kryeqytetit akses kudo.
‘Qëllimi jonë është të integreojë të gjithë zonat e Tiranës në qytet. Qyteti të jetë unik”- tha Bejko.
Mos të jetë qytet vetëm brenda Unazës së vogël dhe pjesa tjetër ti lëne në lirë dhe të jetojnë si t’ju vijë për mbarë. Këto politika tek ne nuk do të gjejnë vend, këtu qendron ndryshimi mes neve dhe atyre. Prova është fjala që japim ne. Ne do ta integrojmë qytetit. Ju jeni 5 km larg qytetit dhe jetoni sikur të jeni në një zonë të largët rurale.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)