E kërkoi Bardhi, parlamenti rrëzon interpelancën me Ramën për Becchetin

12 Dhjetor 2024 | 10:44

Në nisjen e seancës së sotme, kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi, i ka kërkuar kryeparlamentares Spiropali të ndërpres seancën dhe të sjellë kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen e Francesco Becchetit.

Spiropali tha se në bazë të kushtetutës, interpelanca duhet kërkuar bazuar mbi të vërteta dhe jo në propagandë dhe hodhi në votim kërkesën e Bardhit e cila u hodh poshtë pasi deputët e PS ishin kundër.

“Janë besoj të qarta votat, me numërim interpelanca nuk do të zhvillohet”, tha Spiropali.

Ndërsa Bardhi akuzoi Ramën se po i fshihet Kuvendit.

“Çfarë do të bëjë Rama, do i fshihet Kuvendit? Boll gënjyet dhe mashtruat opinionin publik. Thuajini shqiptarëve që i humbëm 130 mln euro për një veprim kriminal të qeverisë shqiptare dhe zyrtarëve publikë. Këto 130 mln po shkojnë në xhepat e individitit ndërsa mund të kishin shkuar për pensionistët dhe rrogat”, tha Bardhi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026